Moti i keq që po intereson gjithë vendin nuk ka përjashtuar edhe jugun e vendit.
Si pasoj e erarëve të forta që janë regjistruar gjatë natës, e cila akoma vazhdon të jetë e fuqishme dhe tani kemi mungesë të furnizimit me energji elektrike në zonën e Pus Mezinit, në Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolenë, Vranisht, Mesaplik, Tërbaç, Brataj, Velç, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar.
Sipas autoriteteve, po punohet për t’i vënë në punë sa me shpejt, ndërkohë që të gjitha zonat e tjera furnizohen me energji elektrike normalisht.
Po monitorohet gjithashtu edhe niveli i lumit Vjosë, i cili arriti mbrëmë deri në 6.30 metra, duke dalë nga shtrati në disa pjesë, ndërkohë që dhe sot serish është rikthyer në shtrat, në nivelin 5.80 centimetra, megjithatë do mbahet në monitorim, pasi pritet të ketë rritje të prurjeve pas orës 14.00 ku reflektohen prurjet e Gjirokastrës dhe Memaliaj.
Shkollat në Bashkinë e Vlorës e Himarës nuk kanë pasur fatmirësisht problematika për shkak të reshjeve, me përjashtim të shkollës së Dukatit e cila nuk ka energji elektrike.
/a.r