32-vjeçari A.L. i kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge është kapur dhe arrestuar provizorisht në Durrës për t’u ekstraduar drejt Italisë.
32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e 32-vjeçarit A. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r