Qindra njerëz morën pjesë në funeralin e një anëtari të njërës prej familjeve më të mëdha të krimit në Irlandë.
David Byrne, 34 vjeç, u vra dhjetë ditë më parë pas një konflikti midis dy familjeve më të famshme të krimit në ishull.
Funerali u përcoll nga dhjetëra policë, për shkak se ishte me rrezikshmëri të lartë, duke ditur kush ishte viktima dhe familja e tij.
Prifti që kreu shërbesën mortore tha se i ndjeri ishte baba i dashur dhe me mjaft humor dhe se ata që e vranë nuk mund të quhen njerëz.