Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka shprehur publikisht përkrahjen për njërin prej banorëve të “Big Brother Albania”, Luiz Ejllin.
Këngëtari nga Kosova, në një postim në Instagram shkruan se ka gati 2 dekada që e njeh Ejllin, duke mos kursyer fjalët e mira për të.
“Luiz djali, të njohë gati 2 dekada, gjithmonë i njëjtë i buzëqeshur. Djalë pozitiv. Po i gëzohem faktit që edhe publiku të do fort, ashtu siç të duam ne të gjithë. Pafsh shëndetin, për të tjerat as mos ta ‘nin’ hiq” shkruan Ermali.
/s.f