Humor tronditës mes Amos Zaharias dhe Dea Mishel.
Një bisedë shqetësuese ka ndodhur në “BBVIP” mes Dea Mishel dhe Amos Muji Zaharisë. Në fokus të bisedës janë fëmijët, në dukje diçka normale për dy persona që duan të jenë çift dhe të kenë një të ardhme së bashku, por ajo që dëgjuam ishte gjithçka tjetër përveçse normale.
Amosi iu drejtua Deas duke qeshur: “Do bëjmë 27, 4 do i mbajmë dhe pjesën tjetër t’i shesim”, ndërsa ajo vijon sërish “me humor”, duke thënë: “Do i shesim vetëm organet apo të plotë? (Qesh)”
Pavarësisht se gjithçka duket një shaka mes tyre, e gjithë biseda është vërtet shqetësuese për t’u dëgjuar!
/a.r