Të afërmit e Enver Stafukës, personit të rrëmbyer në shkurtin e vitit të kaluar në Fushë-Krujë, janë paraqitur në morgun e Tiranës, menjëherë pasi kanë marrë vesh lajmin për gjetjen e kufomës në Dajt. Policia ka konfirmuar se personi është vrarë me një plumb në kokë dhe një në zemër gjashtë muaj më parë.
Pasi kanë parë kufomën, familjarët nuk e kanë identifikuar atë si njeriun e tyre, çka lë ende të paidentifikuar trupin e gjetur në Dajt.
Enver Stafuka është rrëmbyer një vit më parë dhe është përfolur si i përfshirë në atentatin ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj.