Është dashur deklarata horror e banorit Amos Zaharia, që Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA), t’i tërheq vëmendje Top Channel dhe produksionit për gjuhën e përdorur në këtë format televiziv.
Amos ndërtoi sot një skenë horror, një skenar për filma se si do e përulte kundërshtarin e tij Luizin, për këtë arsye AMA i ka kritikuar duke i kujtuar se ndalohet transmetimet që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve dhe nxisin ose justifikojnë dhunën.
“Këshilli i Ankesave i tërheq vëmendjen TOP Channel për shkelje të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në:
* nenin 4,pika 2/d: “moslejimi i transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve” dhe 2/dh: “moslejimi i transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën”
* nenin 32, pika 4 “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”.
* nenin 33, pika 1/ç: “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; pika 1/d: “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“. si edhe për shkelje të Kodit të Transmetimit, miratuar me Vendimin e AMA-s, nr. 228, datë 11.12.2017, në:
* Seksionin 1, pika 1.5. “Transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojnë dhunën ndërmjet shtetasve”, pika 1.6. “Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë”
Duke patur parasysh: se “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, vlejnë njësoj edhe për transmetimet sipas kërkesës së përdoruesit (me pagesë) dhe pavarësisht fashës orare
Këshilli i Ankesave,
– tërheq vëmendjen për shkeljet e mësipërme,
– kërkon ndalimin e publikimit të videos në kanalin zyrtar në Youtube,
– paralajmëron, se çdo përsëritje do të trajtohet sipas dispozitave në fuqi”, thuhet në deklaratë.
Ky reagim vjen pasi Amosit, në një bisede me Kiarën tregoi se çfarë do i bënte kundërshtarit të tij, Luizit.
“Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”, tha Amos.
‘Big Brother’ prej kohësh është vendosur në vëmendje të kritikave për shkak të gjuhës bullizuese që kanë vetë banorët apo skenave jo të hijshme deri në vulgaritet që janë krijuar aty./m.j