Shtyhet për të disatën herë gjyqi ndaj Ervin Salianjit. “Për arsyeje objektive”, sipas njoftimit zyrtar, një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm, duke pamundësuar zhvillimin e seancës.
Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet.
Deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.
Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, marrë në shkallën e parë si i pandehur i të ashtuquajturës dosja “Babalja”.
/a.r