Kryeqyteti i Indisë, Delhi ka dalur të jetë qyteti më i ndotur në listën e qytetevë më të ndotura të botës.
Të paktën kjo sipas gazetës së njohur britanike The Guardian e cila ka listuar qytetet më të ndotura të botës.
Në këtë listë të publikuar, pas Delhit radhiten tre qytetet tjera të Indisë që janë Patna, Gwalior dhe Raipur.
Ndërsa në dhjetëshen e qyteteve me ajrin me të ndotur pos tyre janë edhe Karachi i Pakistanit, Bejingu i Kinës, Parisi, Londra dhe Melburni.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë mesatarja e lejuar është dhjetë mikrogram për metër kub.
Në 100 mijë njerëz gjatë vitit 2012 në Evropë kanë vdekur 75 njerëz për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.
Në ndërkohë besohet se 3.7 milionë njerëz kanë vdekur nga ndotja e ajrit.