Dy personat e arrestuar për përfshirje në atentatin e dështuar me tritol nda biznesmenit Nuredin Suli, pranë një qendre tregtare janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Pasi ka shqyrtuar provat e paraqitura, trupa gjykuese ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Julian Hamzollari 29-vjeç, dhe Musa Çerpja 53-vjeç.
Sipas të dhënave të siguruara nga policia dhe prokuroria, rezulton se këta shtetas kanë siguruar në tregun e zi kartën e telefonit që ishte lidhur me bombën e vendosur në automjetin e biznesmenit nga Fieri, që fatmirësisht nuk shpërtheu pasi magneti nuk arriti të mbajë peshën.
Këta persona i kanë hedhur poshtë akuzat, ndërkohë sipas hetuesve ata kanë lidhje me personat që organizuan atentatin. Biznesmeni Suli i shpëtoi një atentati me tritol, të martën e kaluar pasi një sasi lëndë plasëse u shkëput nga automjeti i tij në parkingun e një qëndre tregtare në kryeqytet.