Banorët e Bërxullës dolën sërish këtë të dielë në protestë kundër shpronësimeve në kuadër të projektit të rrugës Thumanë-Kashar.
Banorët e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit, duke kërkuar drejtësi në dyert e institucioneve, ndërsa sot e përshkallëzuan atë deri në kërcënime për vetësakrifikim.
Dy prej banorëve ndodhen sipër shtyllës së tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen. Ata kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të mbërrijnë dhe të takohen me ta.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, por pas kërcënimeve të dy protestuesve se nëse nuk largohen do ngjiten më lart, ata janë distancuar.
/a.r