Mbledhja e rradhës në Partinë Socialiste ka patur në fokus reformën në drejtësi. Kreu i komisionit parlamentar të ligjeve, njëkohësisht dhe drejtuesi i komisionit për reformën Fatmi Xhafaj ka marrë fjalën në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Rama, duke thënë se drejtësia ka 3 probleme themelore.
1-kapja e sistemit nga segmente të politikës dhe krimi i organizuar
2-korrupsionit, i cili sot është mbizotërues në vënien e drejtësisë aq sa sot drejtësia shitet e blihet
3-fryma e korporatizimit është zotëruese në sistem, i cili është kthyer në qark klientelist dhe me mungesë llogaridhënie brenda dhe jashtë ligjit. Përfshirë këtu edhe aspekte të tjera që lidhen me problematiken që ka vetë sistemi”, ka thënë Xhafaj në mbledhjen e PS-së
Xhafaj ka shtuar në fjalën e tij se besueshmëria e qytetarëve dhe e vetë gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë është në nivele alarmante.
“Shumë sondazhe tregojnë pak ose aspak besim të qytetarëve. Raporte të ndryshme e argumentojnë më së miri këtë. 25% e gjyqtarëve janë të mendimit se sistemi është i korruptuar. 80% e gjyqtarëve janë të mendimit se sistemi gjyqësor nuk është i çliruar nga ndikimi politik. Progres raporti i 2014 bëri analizë të kësaj situate. Gjatë këtyre 23 viteve nuk ka patur një përpjekje të gjerë dhe të thellë për ta analizuar sistemin e drejtësisë dhe për t’i adresuar në draftin ligjor dhe në efektshmërinë e zbatimit të tyre”, deklaroi Xhafaj.