Gjuhëtari Aristotel Spiro tha për “Review” në Euronews Albania se problemi kryesor i gjuhës shqipe është arsimi.
Sipas tij i duhet kushtuar vëmendje e veçantë gjuhës pavarësisht degës që studion në mënyrë që të paktën secili të jetë i formuar në këtë aspekt kaq të rëndësishëm.
“Problemi fillon që në arsimin parashkollor, që në shkollën fillore, sidomos në gjimnaz, por edhe në shkollën e lartë. Këtu duhet të futet vëmendja për mësimin e gjuhës shqipe. Të ketë një provim të gjuhës shqipe para se të futesh në shkollën e lartë, jo vetëm kur do të futesh në degën e gjuhë-letërsisë, por edhe në degë të tjera,” – u shpreh Spiro.
/a.r