Shpërblimi nga pakoja e madhe ka nisur të tërhiqet edhe nga punonjësit e zonave të mbrojtura.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel një video në lidhje me këtë kategori përfituesish nga Pakoja e Madhe.
Kreu i qeverisë thotë se këta punonjës do të marrin 20 mijë lekë duke u ardhur në ndihmë gjatë krizës në këtë dimër të vështirë.
“Një vit sa më të mbarë për zonat e mbrojtura dhe gjithë punonjësit që kujdesen për xhevahiret tona siç janë parqet natyrore e kombëtare, të cilët e kanë nisur vitin duke tërhequr shpërblimin prej 20,000 lekësh, i cili zeron inflacionin e luftës mbi familjet e tyre në këtë dimër të vështirë për mbarë Europën”, shkruan Rama.
/a.r