Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e pandemisë, ku nga 409 testime kanë rezultuar pozitivë vetëm 11 qytetarë, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Ministria i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet ne njoftim.
Situata ne 24 ore
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 409 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:
4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë.
Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 14 Janar 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 409
Testime totale 2,025,050
Raste pozitive 333,064
Raste të shëruara 329,266
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 141
Fier 21
Vlorë 15
Berat. 7
Shkodër 6
Gjirokastër. 3
Durrës. 4
Lezhë. 2
Dibër. 2
Elbasan. 1