Babai i kësaj vajze që shihni në foto humbi jetën 3 vite më parë… dhe e bija vendosi që të bëjë po të njëjtën rrugë të babait të saj.
Ai kishte vizituar Melburnin bashkë me gruan e tij në vitin 2011. Kur ishte kthyer nga udhëtimi i kishte treguar shumë foto të bijës. Tashmë, vajza ka përfunduar studimet në Melburn, por ajo qëndroi edhe një muaj e gjysmë më shumë për të vizituar të gjitha vendet që kishte vizituar edhe babai i saj duke bërë foto identike.