7 gola të pësuar në 17 javë, por Napoli i ka dhënë një leksion të vërtet Juventusit, duke i shënuar 5 gola brenda një ndeshje, për të fituar në shifrat 5-1.
Skuadra e Spalletit ishte dominues që në pjesën e parë duke shënuar dy gola me Osimhen dhe Kvaratskhelia, por Juventus do të jepte disi sinjale shprese me Di Marian, që shkurtoi shifrat.
Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë, Amir Rrahmani do të realizonte një super gol me një goditje të fortë brenda zonës. Napoli nuk u ndal me kaq, pasi do të shkatërronte skuadrën e Allegrit duke shënuar dy gola të tjerë me Osimhen dhe Elmas.