“Jo” ka qenë përgjigja e avokatit Spartak Ngjela kur është pyetur se a kanë tentuar ta korruptojnë ndonjëherë kur ka qenë pjesë e politikës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se “Shqiponja e njeh llojin e mishit” duke nënkuptuar se është i pakorruptueshëm.
“Çdo shkelës ligjit nuk tolerohet. Është frika e ligjit. Kur e kam thënë unë këtë në një studio ndërkombëtare para 10 vitesh më tha ajo, po ju avokat nga frika nuk vidhni. Po i thashë unë dhe frika është i thashë. Unë i thashë e kam ligjin frikë. Nuk kanë tentuar të më korruptojnë. Shqiponja e njeh llojin e mishit. I gjithë problemi qëndron se humbet lirinë e brendshme, si ta humbasë unë këtë liri, ajo më mban e më jep kënaqësi”- tha ai.
/a.r