Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në Facebook-un e tij pamje të projektit përfundimtar për shëtitoren e lulishten pranë lumit Drin në Lezhë.
Rama shkruan se puna nis të hënën dhe se kjo shëtitore do t’i shërbejë qytetarëve e turizmit.
“Në Lezhë, jemi gati për të nisur nga puna të hënën, për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin, e cila krahas hapësirës së dedikuar për qytetarët, do të jetë edhe në shërbim të turizmit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut që ndodhet përballë saj, dhe që përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë”-shkruan kreu i qeverisë.
/a.r