Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi të enjten Treguesin e Çmimeve të Konsumit (CPI) dhe Treguesin e Çmimeve të Prodhimit (PPI) për muajin dhjetor dhe mbarë vitin e kaluar.
Sipas të dhënave, në mbarë vitin 2022, niveli i çmimit të mallrave mbeti në një gjendje të qëndrueshme. Rritja mujore e treguesit CPI ishte nën 3 % dhe shënoi rritje me 2 % për tërë vitin, çka ishte shumë më e ulët se rritja e CPI-së në ShBA, Eurozonë e Britani dhe më e ulët se në ekonomitë e reja, si India, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Lidhur me vitin 2023, drejtori i departamentit të çmimeve pranë Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës Wan Jinsong u shpreh që Kina ka besim dhe aftësi të plotë për ruajtjen e çmimeve të qëndrueshme të mallrave.
“Për vitin 2023, edhe pse çmimi i mallrave të paambalazhuara ndërkombëtare mund të ketë luhatje dhe ende ekziston presion inflacionist nga jashtë, Kina ka një bazë të fortë për ruajtjen e çmimit të mallrave në një nivel të qëndrueshëm. Prodhimi i drithërave është i mbarë, prodhimi i mishit të derrit është i arsyeshëm dhe i mjaftueshëm, furnizimi me mallrat kryesore për jetesën e njerëzve është i plotë, llojet bazë të energjisë kanë siguri të fortë dhe sistemi i ofertës dhe stabilizimit të çmimeve është në përmirësim të mëtejshëm. Kemi besim dhe aftësi të plotë për ruajtjen e çmimeve të qëndrueshme,” thotë Wan Jinsong.