Sekuestrohet një anije peshkimi me nafte kontrabandë në Portin e Durrësit.
Burime nga policia dhe dogana thonë se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra nafte. Anija “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka naftë kontrabandë në hambarin e saj.
Anijet e peshkimit, prej vitesh bëjnë kontrabandë nafte. Ato e marin me cmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.
/e.d