Nga Bardhi Sejdarasi
Çeshtja eshte nen hetim dhe une nuk e kam zakon te komentoj nje ceshtje me te cilen merren prokuroret.
Ka nje tjeter gje me te cilen duhet te merresh dhe qe lidhetm me “racen” tone, pra me gazetaret!
Te marresh nje njoftim publik, zyrtar, te prokurorise dhe, te tjeresh “blla-blla” pa asnje hetim, investigim, (po te doni), te akuzosh, ashtu si prokurori i paafte, nje person se ka “vjedhur” etj etj, nuk i ben nder aspak detyres fisnike dhe te nderuar te gazetarit te ndershem!
Te “perdoresh” nga “Bosi” per te hedhur shashka, por ashtu e fyen profesionin!
Te besh “opinionistin”, kur je thjesht gazetar dhe ke ne dore te gjesh e te mbledhesh fakte, perseri e fyen profesionin dhe detyren!
Me ka rastisur te jem ditet e fundit ne disa studio, ku perballe kam pasur gazetare qe bejne “prokurorin” apo edhe me te keqen “gjyqtarin”(!!!) por jo detyren si gazetare, pra mbledhjen e servirjen e fakteve te verteta, te hulumtuara. te perballura ne dy apo tre burime! Llafazanet nuk mund te quhen gazetare!
A ka “vjedhur” Sekretari i pergjithshem i Ministrise se Financave?
Si mund ta thote pergjigjen e kesaj pyetjeje nje gazetar?!
A e di kush proceduren e miratimit dhe te firmosjes se nje akti zyrtar, administrativ, qofte i MFE apo i cdo ministrie tjeter?
A eshte korrupsion shperdorimi i detyres, kur kjo nuk eshte provuar ne asnje shkalle gjykimi?
Nese duhet te hetohet, mund te shihen se cfare dokumentacioni ka ne dosje, sepse nje vendim qe ekzekutohet ka shume akte ne brendesi te tij!
Fjala vjen, duke filluar edhe nga “kembengulja” e nje nepunese, qe ka mbushur moshen e pensionit dhe lajmerimi per daljen ne pension e ben nervoze, deri ne publikimin e “memos” se saj!!! “Memo”-t jane akte per perdorim te brendshem te institucionit dhe ato nuk publikohen, veçse me urdher te gjykates, kur nje ceshtje ne hetim e ka te nevojshem informacionin. Une kete di! Te tjere qe mund te dine me shume, ta thone!
Por kur firmos per te ekzekutuar “shpenzime per ekzekutim te detyrimeve kontraktuale te papaguara”, nuk “vjedh” DOT!
Sepse sekretari i pergjithshem ne cdo ministri, duke qene nepunes civil, ka detyrimin ligjor te urdheroje Thesarin per pagesen e rradhes.
E dini? Ne nje dite mund te kete deri ne 10 mije pagesa!
Hapeni faqen e thesarit ne MFE! Eshte publike! Dhe shikoni se sa transaksione kryhen! (shih pagesa te kryera vetem ne nje date 30 dhjetor 2022 – https://financa.gov.al/pagesat-e-kryera-2022/!)
Po ku “vodhi”???
Firmosi qe parate nga thesari te shkojne ne banken tregtare!
Si i “vodhi”! Vetem letra ka ne dore nje nepunes, nuk ka kartmonedha!
Doni te dini e cfare ka ndodhur ne rastin I. Thana?
Shume e thjeshte, kolege (me vjen keq qe disa i quaj me kete emer)
Verifikoni keto dokumente:
Ministria e Financave
Ekzekutim Vendimi nr.16 dt 14.7.2000 i Gjykatës së Apelit të Tiranës,
Vendimi nr 5610 dt 1.6.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
Urdhri Nr.224,dt.29.09.22, me nr.14228/10 prot,
Memo me nr 16935 dt 14.9.22,
Memo nr 14228/6dt 06.9.22,
Memo me nr 11813 dt 21.6.22,
Memo nr 5231 dt 22.4.21.
Pasi ta keni bere kete, keni cfare fakte te sillni! Sepse per opinione, as qe mundeni! Sidomos ju te kronikes, qe mbyteni ne nje gote uje, te dhene nga ndonje prokuror apo OPGJ! Sigurisht, te paafte!
Respektojeni profesionin dhe misionin tuaj
Nderoni veten! Dhe shoqerine! Dhe profesionin!
O Sejdar – AS,
mos u bëj me zor
PRAS,
Siç je ti,
“I pa vlerë”,
Nuk janë të gjithë
Kalanderë,
Paratë koruptive,
Futen CASH,
“Nën derë “…….dorë….
Do të na bësh budallenj me zor, o i “turpëruar” si avokat ? Mos e zgjat e Sejdaras, se edhe të tjerët, bar nuk hanë. Mos ofendo gazetaret,kolefë dhe prokurorët, mbasi po bën një lojë të pisët. Ok? Sepse kështu siç shkruan ti, edhe të tjerëtmund të thonë që zotrote je parapaguar CASH për të shkruajtur këtë zografisje. Ok ?
Bëji të fala, kush të të pyesë.
O Sejdar – AS,
mos u bëj me zor
PRAS,
Siç je ti,
“I pa vlerë”,
Nuk janë të gjithë
Kalanderë,
Paratë koruptive,
Futen CASH,
“Nën derë “…….dorë….
Do të na bësh budallenj me zor, o i “turpëruar” si avokat ? Mos e zgjat e Sejdaras, se edhe të tjerët, bar nuk hanë. Mos ofendo gazetaret,kolegë dhe prokurorët, mbasi po bën një lojë të pisët. Ok? Sepse kështu siç shkruan ti, edhe të tjerët mund të thonë që zotrote je parapaguar CASH për të shkruajtur këtë zografisje. Ok ?
Bëji të fala, kush të të pyesë.