Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji beson që po të bashkohet Partia Demokratike do ta mundin Kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, deputeti Salianji e rithotë se ka një interes që është thellësisht personal për situatën aktuale të PD-së teksa ka shtuar se Lulzim Basha për asnjë moment nuk ka ikur nuk detyra e kryetarit të partisë.
Ervin Salianji: Unë po flas me të gjithë kolegët për të gjetur një zgjidhje për këtë. Unë jam nënkryetar i grupit paralmentar dhe për këtë e kam një rol dhe formal. Kolegët thonë që duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të mos jemi gazi i botës. Po krijohet një regjim që nuk po përballet siç duhet të përballet për shkak se po përdoret përçarja e PD-së.
Edi Rama mundet se janë 70 për qind e njerëzve kundër. Po të thuhet se nuk e mund dot Edi Ramën, kjo do të thotë se ke ndonjë punë me Ramën. Unë kur ulem në tavolina dhe thonë që nuk e mundim dot Ramën, kanë interesa ose janë me Ramën. Depuetët e PD-së nuk i kam dëgjuar të thonë këtë. Thonë e mundim po të bëhemi bashkë.
Ka një interes këtu që është thellësisht personal, do ta rithem prapë se e kam thënë: Lulzim Basha nuk ka ikur nga kryetar partie i PD-së në asnjë moment, është shkaktuar nga një pjesë nuk e ka dashur, që e kemi ikurajuar, por nuk ka diskutim fare, pro nuk ka ikur prapë. Është kryetar partie aty dhe tek njerëzit që ka influencë, ai i lëviz të gjithë fijet si kryetar ai.
/a.r