Nje dite me pare, kandidati i Sali Berishes per Tiranen, Belind Kelliçi, artikuloi per here te pare alibine e humbjes se tij ne zgjedhje, “vjedhjen e votave”. Sot, një nga mbeshtetesit e Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish deputeti Aleksandër Biberaj ka kritikuar Këlliçin se ai s’mund te fshihet pas alibise se vjedhjes se votes, e mandej sipas tij, Kelliçi eshte i vonuar në nisjen e fushatës.
“Është nder i madh, nuk i jepet çdo njeriu, se njëherë në katër vite ka votime për kryetarin e Bashkisë. Kryetar i bashkisë së kryeqytetit është një nga personat më rëndësishëm në politikën e çdo vendi. Unë i kam thënë pse nuk ke filluar fushatën, fillo fushatën. Është i vonuar. Që ditën e aprë duhet të kishte filluar fushatën”, tha ai.
Duke folur në News 24, Biberaj tha se Këlliçi është përgjegjës për votën në zgjedhjet e 14 Majit dhe se demokratët nuk do të pranojnë asnjë lloj justifikimi për humbje me pretendimin se i kanë vjedhur zgjedhjet.
“Belind Këlliçit nuk i lejohet në asnjë lloj situate, as sipër reve as në tokë të dalë dhe të thotë më vodhën zgjedhjet. Nuk ka m’i vodhën zgjedhjet dhe tani po kandidoj për kryetar të PD. Tani ti ke marrë përgjegjësinë. Je kandidati i partisë kryesore të opozitës për Tiranën”, tha ai.
/a.r