Detaje të reja janë bërë publike ditën e sotme nga arrestimi i 3 zyrtarëve të Ministrisë së Financave.
Kujtojmë se ky i fundit nuk është një emër i zakonshëm. Kjo sepse ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës në vitin 1915-1916. E ndërsa nga një kërkim në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit rezulton se trashëgimtarë janë të tij janë Asaf, Enver, Insan Libohova.
Sjellim në vëmendje se në pranga kanë rënë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj bashkë me drejtorin juridik të kësaj ministrie Fatmir Hoxhaj, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre. Në pranga ka rënë gjithashtu edhe përmbaruesi Alban Ruli. Të tre firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë.
Ndër të tjera në dosjen hetimore të Prokurorisë theksohet se funksionarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë bërë të mundur kalimin deri në këtë moment të shumës prej 48.118.366 lekë në llogarinë e Ilir Thana dhe Shpresa Prifti. Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000./m.j