Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se të gjitha nënat kryefamiljare e kanë marrë premtimin e bonusit të Pakos të Madhe.
Në postimin e tij, Kryeministri Rama i uron të gjitha nënat kryefamiljare që ta kenë sa më mbarë e me shëndet të plotë vitin 2023.
“Të gjitha nënat kryefamiljare e morën këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur”, shkruan Kryeminstri Rama në Facebook.
/a.r