Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media është shprehur se qeveria kërkon hua edhe pse ka një rritje çmimesh dhe nuk i ka ulur ato.
“Në kushtet kur si pasojë e rritjes së çmimeve Qeveria arkëtoi 520 milionë USD, dhe ndërkohë që Shqipëria emetoi një Eurobond prej 650 milion euro në nëntor të vitit 2021, është tepër e dyshimtë humarrja prej 500 milion euro, që e çon borxhin publik nga 107% në vlera akoma edhe më të larta.
Sa kohë Qeveria ka arkëtuar 520 milion dollarë nga rritja e çmimeve, ndërkohë që çmimet në treg nuk janë ulur, atëherë përse merren edhe 500 milion euro hua dhe për çfarë? Është shumë e qartë se fondet e grumbulluara si pasojë e inflacionit të lartë nuk do të përkthehen në më shumë shërbime për qytetarët, por do të akuzohen nga hajdutët e “Rilindjes”, pra do të merret borxh për të financuar korrupsionin dhe skandalet e panumërta financiare.”- thotë Meta.