Zbardhen detaje dhe porosi të lëna gjatë takimit që Kryeministri Edi Rama u la drejtuesve të Policisë së Shtetit, mbrëmjen e së mërkurës. Kështu sipas asaj që raporton gazetari Besar Bajraktaraj, Rama ka kërkuar goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetëror të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion. Gjithashtu grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejt të ngjarjeve kriminale, përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.
Një tjetër pikë e diskutimit, sipas gazetarit, ishte dhe situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë ndërsa kërkoi që asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.
Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe ishte temë tjetër që u la porosi nga Kryeministri Edi Rama. Sipas burimeve, mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar që raste të ngjashme si ai i vogëlushes Jonada Avdia të mos përsëriten dhe të shtohen kontrollet me motorë uji për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda.
Ndërkohë që një ditë më parë, ministri Bledi Çuçi tha se do jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitorojë vijën bregdetare.
/s.f