Një “fermë” kanabisi është shkatërruar në Skoci në qendër të Greenock, ku ka rënë në pranga një shqiptar.
Mësohet se policia ka sekuestuar bimë kanabis me vlerë 163 mijë paund, ndërsa shqiptari i arrestuar është Blendjan Buci.
28-vjeçari akuzohet për prodhimin e lëndëve narkotike, shitjen e tyre dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Mësohet se Buci nuk ka folur në lidhje me çështjen që akuzohet gjatë seancës.
/e.d