Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se shteti i së drejtës në Shqipëri nuk ekziston dhe njerëzve po u bëhet gjyqi në media.
Duke iu referuar rastit të fundit të arrestimit të sekretarit të Ministrisë së Financave, Mediu u shpreh se dokumentet hetimore stimulohen në media në vend që të prokuroria të merret me hetimin.
Përfundimet e prokurorisë nuk janë vendim, gjykata jep vendim. Vetëm në kohën e Enverit s’kishte avokatë. Këtu nuk ka më as kod penal, as kod të procedurës penale, ka vetëm agjitacion dhe propagandë”, tha Mediu.
Mediu tregoi se çfarë i tha prokurorit dhe çfarë firmosi sa i takon çështjes “Gërdeci”.
“Kur sjellja nuk është proceduriale padyshim është politike. Çfarë mbart në thelb kjo lloj politike, kjo vlen pastaj ta analizojë gjithsecili.
Ajo që unë dua të them është se ne duhet të vijmë te një moment si shoqëri kur ne si politikanë, të kuptojë një nocion shumë thelbësor në një shtet demokratik që është në raport me të drejtën, prezumimin e pafajësisë,” – u shpreh Mediu.
Ai tha se nuk ekziston asnjë shkresë e vetme komunikimi e tij, familjes apo stafit të tij me personazhet që merreshin me demontimin e municioneve në Gërdec.
Mediu u shpreh se 15 ditë përpara se të demontimi, autoritet më të larta ushtarake në këshillin e sigurisë kishin dhënë garancinë se Gërdeci funksiononte në mënyrë perfekte.
“Ka dy qëndrime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare edhe 15 ditë para se të ndodhte demontimi nga autoritetet më të larta ushtarake të cilët thonë që Gërdeci funksiononte si farmaci ishte perfekt dhe i shtymë që të vazhdonin procesin.
Për më tepër 15 ditë përpara se të ndodhte tragjedia, në një analizë për armatim-municionin në shtab është mbajtur një mbledhje me autoritetet të më larta ushtarake ku kryeinixhineri i Mjekësit ka kërkuar mbështetje për furën e Namës së Mjekësit dhe përgjigjja ka qenë: po të jetë për furrën e Namës unë e kam 100 herë më të mirë atë që ndodh në Gërdec”, tregoi Mediu.