Ka ndërruar jetë ditën e sotme një 41-vjeçar në Spitalin e Prizrenit. Dyshohet paraprakisht se 41-vjeçari përdori mjete stimuluese për marrëdhënie seksuale.
Bëhet me dije nga mediat kosovare se viktima po qëndronte i shtrirë dhe siç dyshohet kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale.
Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar dhe Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit.
“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”.
Viktima dyshohet se ishte shtrirë në spital për shkak të përdorimit të stimuluesve.
/e.d