Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e sekratarit të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe dy zyrtarëve të tjerë që i kanë shkaktuar 1.5 miliardë lekë dëm shtetit.
Në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha shkruan se viti i ri duket se ka nisur premtues në fushën e arrestimeve dhe goditjeve të Policisë së Shtetit. Por po ashtu lë të kuptohet se do të ketë edhe prangosje të tjera, edhe pse nuk përmend emra.
Postimi i plotë i Artan Hoxhës:
Mbani frymen njerez…
Sapo u arrestua sekretari i pergjithshem i Ministrise se Financave, Arlind Gjokuta.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar nje vendim te gjykates per zyrtarin e larte te Ministrise se Financave.
Gjokutaj akuzohet se eshte perfshire ne nje afere qe i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 1.5 miliarde lekesh…
Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.
Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021).
Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.
Mesa duket muaji janar 2023, ka nisur me kembe te mbare dhe plote “bereqet”…
Me duket se nuk kemi pare gje akoma…./m.j