Këngëtari Luiz Ejlli, i cili është një nga banorët e Big Brother VIP Albania ka treguar se vuan nga një tumor, trajtimi i të cilit kushton shumë ndaj edhe ai kërkon të fitojë çmimin e madh. Lajmi shkaktoi menjëherë tronditje të madhe te publiku. Luizi vendosi që këtë t’ia tregonte vetëm KIiarës.
Diskutimet gjate spektaklit
Arbri: U tronditëm nga mesazhi që ai vendosi t’ia thojë vetëm Kiarës, solidarizohemi të gjithë me të.
Zhaklina: Të gjithë u prekëm, por tani jemi në dyshim se deklaratat edhe kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Kiara: Unë jam shumë emocionale, por këtu është e vështirë të përmbahesh.
Arbana: Çfarë përjetove kur Luizi të tregoi për sëmundjen?
Kiara: Realisht ishte një nga gjërat që nuk do doja kurrë të më ishte bërë, por e vlerësoj, sepse mendoj që e bëri te dikush që ai ka xhan. Por nuk e prisja, se të gjithë përballe probleme shëndetësore bëhemi të dobët. E konsideroj njeri shumë të fortë, ai buzëqesh nga mëngjesi deri në darkë, më ka ndryshuar komplet mendimi për të. Nuk dija si ta ngushëlloja, jam prekur shumë. Luizi është një nga ata persona që ka ego shumë të fortë, e di që nuk i pëlqen të qahet, këtu është në garë dhe kjo ndoshta do e bënte të dobët. Por më mirë qe tha. Unë e di që ai nuk ia ka thënë njëriu tjetër.
Që kur ai ka hyrë ka shprehur një pëlqim dhe cdo ditë tregonte histori se cdo ndodhte nëse do ishim pas big brother, dhe e kishte këtë gjë që e mbante për vete.
Arbana: A ju solli ky rrëfim më afër?
Kiara: Edhe pse sot më la të lahesha me ujë të ftohtë , mendoj që sigurisht jemi më afër, se është një gjë shumë intime ajo që tregoi, nuk e ndaj me këdo. Te Luizi kam parë një djalë shumë të ndjeshëm.
/e.d