Një rajon në veriperëndim të Australisë është goditur nga përmbytje që nuk janë parë prej 1 shekulli. Sipas raportimeve të mediave në vend, autoritetet janë detyruar që t’i largojnë banorët nga ajri.
Situata duket më kritike në rajonin Kimberley, Australia Lindore i cili u prek javën e shkuar nga një stuhi tropikale që solli për disa ditë, reshje shiu të mjaftueshme për një vit në disa zona.
Mjetet fluturuese të ushtrisë u përdorën për të dërguar ndihma ushqimore apo edhe për të evakuuar banorë në zonat e bllokuara si Fitzroy Crossing ku banojnë rreth 1000 banorë.
Autoritetet i kanë përshkruar përmbytjet si një fenomen natyror që ndodh një herë në 100 vite. Kryeministri i vendit, ndërsa vizitonte banorët e prekur nga përmbytjet është zotuar që të riparojë shtëpitë e të rindërtojë infrastrukturën.
/a.r