Dita e të dashuruarve ka qenë e rëndësishme edhe në jetën romantike të futbollistit të famshëm shqiptar, Shkodran Mustafi. Siç raporton Prive, lojtari që përfaqëson Gjermaninë është fejuar në një ceremoni në praninë e miqve dhe familjarëve. Partnerja e tij thuhet se është një shqiptare nga Struga që jeton në diasporë. Mustafi ka lindur në Bad Hersfeld të Hesses në Gjermani, nga prindër me origjinë nga Gostivari. Aktualisht ai luan në Spanjë te Valencia.