Rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kordhocë”, janë përplasur automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin J. D., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, automjeti tip furgon, me drejtues shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Korçë dhe automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. L., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.
Për pasojë, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve tip “Nissan” dhe “Ford”, si dhe ka mbetur e dëmtuar (rëndë) pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Nissan”, shtetasja S. D., 60 vjeçe), të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.