Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë po e kalon në fshatin Brar në Qarkun e Tiranës, ku ka parë të rejat e Parkut Social të “Fundjavës Ndryshe”.
Rama ka postuar një foto ku shihet krah themeluesit të nismës së madhe sociale, Arbër Hajdari dhe bashkëshortes së tij Vlera.
Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon.
“Me Arbërin&Vlerën pas një ”xhiroje” për të parë të rejat e Parkut Social të FUNDJAVËS NDRYSHE në Brar, ku kanë marrë jetë biblioteka e re, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, si edhe restoranti fantastik i hapur për të gjithë, që të tëra të ardhurat i derdh për aktivitetin në shërbim të më dobtëve
Së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon”shkruan Rama në postimin e tij.
/s.f