Një trup i djegur është gjetur pak para mesditës së sotme në një ullishte në Greqi.
Mësohet se kufoma është gjetur në kryqëzimin e Arkitës, dhe sipas mediave greke, trupi është i masakruar nga kafshët e egra, gjë që do të bëjë edhe më të vështirë identifikimin e kufomës.
Trupi i pajetë është pikasur nga pronari i tokës, por mendohet se ka disa ditë që qëndron atje. Ndërkohë që menjëherë ka nisur puna për identifikimin e trupit./m.j