Veç Dibran Hoxhës, i arrestuari tjetër nga Policia e Kosovës është Roland Susuri nga Prizreni. Të dy akuzohen se lidhen me vrasjen e Visart Cengut nga Kukësi në lokalin e Dibranit, të njohur si King Kobra.
Bëhet e ditur se Susuri ka fshehur provat duke zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalin “Kobra City”, vendi ku u vra 31-vjeçari Cengu dhe mbeti i plagosur shoku i të ndjerit. Arrestimi i tij është konfirmuar përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.
I dyshuari tjeter per rastin e vrasjes se 31 vjeqarit Visart Cengu eshte Roland Susuri nga fshati Zhur.
/e.d