Dy 19-vjeçar në Gjirokastër janë arrestuar ditën e sotme pasi ishin larguar nga banesa duke thyer në këtë mënyrë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ të caktuar nga Gjykata.
Njëri nga 19-vjeçarën më iniciale M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa bashkëmoshatari tjetër me iniciale E. D., për mbajtje armësh të ftohta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/e.d