Ndërkombëtarët kërkojnë një qeveri teknike për zgjedhjet e 14 majit.
Deklarata u bë nga Nard Ndoka, kreu i demokristianëve në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj.
Referuar lidhjeve të tij diplomatike, ai tha se Ramës i është kërkuar drejtëpëdrejtë nga personazhe të rëndësishme ndërkombëtare por edhe institucione të sigurisë që të zgjedhë një kryeministër tjetër nga kampi i majtë dhe të ngrejë një qeveri teknike gjithëpërfshirëse.
Ndoka: Sipas informacioneve që unë kam atij i është kërkuar edhe largimi si kryeministër, krijimi i një qeverie teknike për zgjedhjet lokale. I është kërkuar nga personazhe të rëndësishme ndërkombëtare, edhe nga pjesa e institucioneve të sigurisë së tyre në mënyrë të drejtëpëdrejtë. Pse? Shohin trazira.
Nuk mund të tolerojnë një lider që ka tendencë për manipulimin e zgjedhjeve, një lider që vjedh çdo ditë, një lider që sot i jep mijëra euro një kompanie që është në hetim për incineratorët.
I është kërkuar dhe janë informacione jo të konsumuara në mënyrë zyrtare por qarkullojnë dhe përmes lidhjes që kemi me faktorin ndërkombëtar që Ramës i është kërkuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë të shikojë mundësinë e një kryeminstri tjetër ndoshta nga radhët e veta por jo Edi Rama dhe një qeverisje teknike që të përfshijë dhe faktorin tjetër politik apo jo politik për ti dhënë garanci mbatjes së zgjedhjeve lokale me një standard të pranueshëm.
Ndoka thotë se do të ishte fundi i sistemit tonë plural nëse Edi Rama do të tentojë përsëri të manipulojë dhe vjedhë zgjedhjet.
Ndoka: Këtë realitet nuk mund ta pranojë jo vetëm opozita por as ndërkombëtarët./m.j