Një mjek i Bankës së Gjakut në spitalin e Durrësit është vënë nën hetim pasi kundrejt pagesës së 5 mijë lekëve të reja ka ndihmuar një paciente për të marrë transfuzionin e gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm.
Ai akuzohet se në këmbim të 5 mijë lekëve ka regjistruar një 45 vjeçare si dhuruese të gjakut.
Policia nisi procedimin penal ndaj 50 vjeçarit, I.Q nën akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Po ashtu është vënë nën hetim 45 vjeçarja e identifikuar si A.S e cila ofroi shumën e parave në këmbim të transfuzionit të gjakut.
/s.f