Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u lexua një letër shumë e guximshme, e cila i është dërguar Mehmet Shehu në kohën kur u vendos mbyllja e kishave dhe dorëzimi i gjithçkaje që priftërinjtë kishin, pasi ato “i përkisnin popullit” e gjithashtu u vendos që ata nuk do të kryenin më funksionet e tyre kishtare.
At Pjetër Meshkalla ka shkruar se nuk e ka problem të dorëzoj asgjë por dorëshkrimet janë pronë e shenjtë e autorit e nuk duhet të preken nëse ai nuk i dorëzon vetë.
Po ashtu me guxim të madh ai i ka shkruar se populli në çdo vend e përcjellë priftin e vet (i mirë apo i dobët) me vajë si përfaqësuesin e fesë së vet dhe i kujton Mehmet Shehut, se populli i ka mbushur kishat deri në momentet e mbylljes së tyre. Në letrën e tij At Pjetër Meshkalla nuk ka nguruar ta quaj vendimin e mbylljes së kishave si një veprim të një pakice të pandërgjegjshme dhefrikacake.
E ndërsa letrën e tij ai e mbyll duke i thënë se as armiku më i madh nuk mund të bënte një propagandë më armiqësore se ajo që po i bënin vetes.
“Me të vërtetë, as armiku ma i tërbuar i Pushtetit s’ka mundur të bëjë një propagandë ma armiqësore në 22 vite, sa i keni bërë ju vetes. Nuk më ka shtyrë me t’ju shkruaj Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira”, shkruan At Pjetër Meshkalla në letrën e tij.
Pasi ka lexuar këtë letër Blendi Fevziu, ka treguar edhe qëndrimin që kanë mbajtur në atë kohë Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha.
Letra i kalon Mehmet Shehu i cili e çon te Enver Hoxha, ky i fundit i thotë “mos e vrisni se nuk do jetë mirë nga mend e kokës”.
/a.r