Ka përfunduar mbledhja dy ditore e qeverisë, e cila ka zgjatur mbi 16 orë.
Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga vetë kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se në fokus ishin arritjet e deritanishme dhe plani për vitin e ri.
Sipas tij për vitin 2023 në fokus të qeverisë do të jenë qytetarët shqiptarë.
“Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë. #QEVERIeSHUMICËS #JOeDisave” – shkruan Rama.
/a.r