Tre meshkuj përballë njëri-tjetrit qëndrojnë të vetëm në një alamet varreze. Shkëmbejnë shikime të dyshimta dhe qëndrojnë gati pa lëvizur e pa thënë asnjë fjalë. Shikimi i tillë vazhdon për dy minuta e gjysmë. Nuk po tingëllon edhe shumë interesante apo ajo? Në fakt është një prej skenave më gozhduese të të gjitha kohëve: përballja kulmore dhe fundi i “The Good, the Bad and the Ugly” nën regji të Sergio Leones, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e “BBC”.
Ky vit shënon 50 – vjetorin e lansimit të filmit. Përgjatë pesë dekadave ky film ka pasur ndikim të madh në kinema dhe kulturë. Është trashëgimia e filmbërësit italian e gdhendur në vesternin “spaghetti”, një nënzhanër i filmave të prodhuar në vitet ’60 dhe ’70 me kaubojt hollywoodianë.
Ato janë realizuar nga regjisorët evropianë, të cilët kanë marrë rrezikun të punojnë me buxhet të vogël, prandaj edhe kjo lëvizje është definuar nga shpirti i tyre i guximshëm dhe inovativ. Asnjë tjetër vestern “spagetti” nuk është aq i njohur e i vlerësuar sesa ky i vitit 1966 i Leones, i cili flet për tre vagabondë që nisen në gjueti për arin e humbur. Amoraliteti që ai sjell shumë herë ka dalë si “më i miri i vitit” përgjatë kësaj kohe; teknika e të shpalosurit të ngjarjes në film është shfrytëzuar, mësuar, vjedhur dhe sugjeruar nga filmbërës në mbarë botën…