Pak ditë më parë u arrestua 30-vjeçari Albano Velo, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Me arrestimin e tij u identifikua edhe personi i dytë i përfshirë në këtë vrasje, Andrew Bode alias Ervin Bode, të dy miq të ngushtë me Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua në qershor të vitit që sapo lamë pas.
Hetuesit që po merren me zbardhjen e vrasjes së Edmond Papës kanë dyshime se Bode dhe Velo kanë qenë vetëm ekzekutorët dhe jo porositësit e eleminimit të biznesmenit.
Ata kanë dyshime se urdhri mund të jetë dhënë nga persona të tjerë, të cilët kanë lidhje shoqërore ose farefisnore me dy të akuzuarit.
Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që Velo dhe Bode të jenë paguar për të kryer vrasjen e bujshme në mes të Tiranës.
Ende nuk dihet i saktë motivi i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, i cili ishte me origjinë nga Fieri por kishte disa hotele në Sarandë. Emri i tij është i njohur për drejtësinë greke pasi rezulton i përfshirë në trafikun e drogës.
/e.d