Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ankimin e ish-ministrit Lefter Koka për lirim nga qelia. Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest ne burg”.
Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021, ndërsa ndaj tij rëndojnë dy masa sigurie, një për hetimin e inceneratorit të Fierit dhe një për atë të Elbasanit.
Koka akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të parave”.
Sipas SPAK, ish-ministri i mjedisit dyshohet se ka përfituar 3,7 milionë euro ryshfet gjatë procedurës koncensionare të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit dhe për gati 1,2 milionë euro ryshfet në rastin e inceneratorit të Fierit.
/a.r