Simboli i pavarësisë së Kosovës, obelisku Newborn, do të ndryshojë pamjen edhe këtë vit. Tashmë është bërë traditë që në përvjetorët e pavarësisë, ky simbol i shpalljes së pavarësisë të ndryshojë ngjyrat. Krijuesi i këtij obelisku, deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se këtë vit “Newborn do të ketë ngjyrat e aktualitetit të Kosovës”. Sot kanë filluar punimet për t’i dhënë pamjen e re për tetë vjetorin e pavarësisë. Në fotografi shihet se si ngjyra e mëparshme është hequr dhe tash pritet që qytetarët, si dhe vitet e kaluara të marrin pjesë në lyerjen e obeliskut, shkruan Telegrafi