Një 41-vjeçar në Kaliforni është vënë në pranga pasi dyshohet që e ka çuar qëllimisht makinën në të cilën ndodhej bashkë me familjen e tij drejt greminës.
Mjeku Dharmesh Arvind Patel akuzohet tashmë për tentativë për vrasje dhe abuzim me fëmijët pasi ai, gruaja e tij dhe dy fëmijët, katër dhe shtatë vjeç u gjetën në një greminë të hënën.
Për fat të mirë të gjithë mbijetuan, por pasi autoritetet kryen procedurat hetimore rezultoi se bëhej fjalë për një akt të qëllimshëm.
Mjeku radiolog, sipas raportimeve ka marrë plagë të lehta, po ashtu dhe bashkëshortja e tij, kurse fëmijët kanë lëndime më serioze.
Nuk dihen ende motivet që mund të kenë shtyrë 41-vjeçarin që ta drejtonte me qëllim Tesla-n buzë shkëmbit.
/a.r