Brazili i dha lamtumirën e fundit mbretit Pele. Homazheve iu bashkuan personalitet nga e gjithë bota, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte dhe presidenti Lula, i sapo zgjedhur në krye të Brazilit.
Nuk ishte i pranishëm Neymar, i cili nuk arriti të merrte leje nga klubi i tij PSG, detaj ky që solli pakënaqësi të madhe në rrjetet.
Jo vetëm Neymar, pakënaqësi solli edhe sjellja e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili nuk nguroi të bënte selfie pranë arkmorit të Pele, ndërsa dha dhe shumë intervista.
Ndërkohë, me mijëra tifozë të thjeshtë, panë për herë të fundit mbretin e tyre, i dhanë lamtumirën pasi tashmë ceremonia e fundit do t’i takojë familjarëve, një ceremoni private.
Trupi i Pele do të prehet në një vend në qetë, pranë familjarëve të tij pasi kjo ishte dëshira e vetë Pele, i cili përpara se të ndërronte jetë më 29 dhjetor kishte lënë amanetet e tij për të gjithë detajet. Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçarë pasi një sëmundje të rëndë.
/e.d